MENU
klinika

NBA

Golden State e nis me humbje sezonin e ri

30.09.2018 - 12:55

Sezoni i ri sportiv 2018-2019 në NBA do të nisë zyrtarisht më 16 tetor, por skuadrat kanë nisur prej disa ditësh fazën përgatitore dhe sot janë luajtur miqësoret e para.

Në fushë kanë zbritur kampionët e Golden State, që janë mundur 114-110 nga Minnesota, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Warriors kanë luajtur me të gjithë titullarët, me Curry që realizoi 21 pikë e Durant 16 edhe pse minutazhi i tyre në fushë ishte i limituar.

Një fitore të lehtë korri skuadra e Utah Jazz, që mundi 130-72 australianët e Perth Wildcats, ndeshje e dominuar nga skuadra e e NBA-së, me Allewn që realizoi 19 pikë. Një test i mirë për Toronton, që mundi 122-104 Portland, dy skuadra pretendente, me Kaëhi Leonard (12 pikë) që debutoi me ekipin kanadez.

Në fushë zbriti edhe skuadra e Dallas, që mposhti 116-63 kinezët e Beijing Ducks, me Doncic që realizoi 16 pikë për teksanët. Emocionet e NBA janë rikthyer, por duhet të presim 16 tetorin për startin e vërtetë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN