MENU
klinika

25 viktima dhe 70 të plagosur

SHBA fajtore e sulmit/ Irani paralajmëron hakmarrjen

24.09.2018 - 12:54

Një zyrtar i lartë ushtarak në Iran paralajmëroi SHBA dhe Izraelin se do ti përgjigjeshin në një mënyrë “shkatërruese”, pasi ai fajësoi të dy vendet që kanë ndikuar në sulmin e së shtunës që vrau 25 vetë.

Militantët e veshur si ushtarë hapën zjarr në një paradë ushtarake iraniane vjetore në qytetin jugperëndimor të Ahvaz.

Hossein Salami, nënkryetari i Gardës Revolucionare, ishte në funeralin e një prej viktimave të sulmit ku tha: “Ju e keni parë hakmarrjen tonë më përpara … Ju do të shihni se përgjigjja jonë do të jetë shkatërrimtare dhe ju do të pendoheni për atë që keni bërë “.

Vendi ka deklaruar të hënën një ditë kombëtare zie. Irani beson se sulmi u krye nga militantët e trajnuar nga shtetet e Izraelit dhe të Gjirit Persik, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo SHBA-ja ka kundërshtuar një gjë të tillë duke dënuar “çdo sulm terrorist”, derisa një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka cilësuar akuzat si “të pabaza”.

Qeveria e SHBA dënon ashpër sulmin dhe tha se “Shtetet e Bashkuara dënojnë të gjitha aktet e terrorizmit dhe humbjen e çdo jete të pafajshme”.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i ka bërë thirrje Iranit “të shikohet në pasqyrë”, për shkaqet e sulmit në një paradë ushtarake, që ka lënë të vdekur 25 persona të shtunën.

Haley ka thënë se presidenti iranian, Hassan Rohani “ka shtypur njerëzit e tij për një kohë të gjatë”. Ajo është përgjigjur ndaj kritikave të ashpra të Rohanit kundër SHBA-së, të cilën e ka akuzuar për mundësim të kryerjes së sulmit.

“Ai mund të na fajësojë neve. Mirëpo çfarë duhet të bëjë ai është të shikojë veten në pasqyrë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Dy grupe të ndara kanë pretenduar të kenë realizuar të shtënat, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka ofruar të dhëna. Grupi Arab, Rezistenca Kombëtare e Ahvazit dhe militanët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë pretenduar se janë përgjegjës për vrasjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka më shumë se një të dyshuar

Sulmet në Iran/ Kush janë fajtorët e masakrës?