MENU
klinika

Serie A, java 7

Juventus nuk njeh rivalë, përmbys Napolin

29.09.2018 - 19:58

Juventus nuk njeh rivalë në Serie A, teksa në 7 javë ka regjistruar vetëm fitore, duke kryesuar me pikë të plota, 21. U duk sikur do të kishte shumë vuajtje ndaj Napolit, që shënoi i pari, por më pas bardhezinjtë kanë përmbysur gjithçka, duke e mbyllur ndeshjen 3-1.

Mertens ka shënuar në fillim, duke përfituar nga një gabim i bërë nga Bonucci në mbrojtje. 16 minuta më vonë ka ardhur barazimi për torinezët, që kanë gjetur golin me Mario Mandzukic, i cili ka marrë një pasim perfekt nga Cristiano Ronaldo.

Edhe goli i dytë, ai i përmbysjes, ka ardhur nga një kombinim i dyshes CR7-“Super Mario”, por këtë herë ka qenë aksidental. Portugezi ka goditur shtyllën me një goditje nga jashtë zone dhe topi ka shkuar në këmbët e kroatit, i cili e ka dërguar në rrjetë me portën e boshatisur.

Nëntë minuta më vonë, Napoli ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Mario Rui. Juventus e ka patur më të lehtë të kontrollojë ndeshjen me një lojtar më shumë dhe në të 76-n ka shënuar edhe golin e tretë me Bonucci-n, i cili ka shlyer gabimin e bërë në pjesën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN