Duket se Spanja nuk ka ndërmend të ndalet për të luftuar evazionin fiskal dhe kjo ka prekur edhe yjet e futbollit njëri pas tjetrit. Pas Cristiano Ronaldos, lojtari i Real Madrid, Marcelo, ka arritur një marrëveshje me Prokurorinë, e cila po heton shkeljet e tij në raport me sistemin tatimor në Spanjë.
Kështu raporton “El Mundo”, sipas të cilës, braziliani ka pranuar një dënim prej 4 muajsh burg dhe pagesën prej 753.624.9 euro. Rasti i Marcelos është i fundit në një listë tashmë të gjatë të futbollistëve dhe personazheve që lidhen me sportin.
Të gjithë janë të detyruar të paguajnë për mashtrime tatimore në Spanjë. Mes tyre mund të përmendim Cristiano Ronaldon, Luka Modric, Jose Mourinho e të tjerë.
Por ka dicka, të gjithë ata që pranojnë burgun, në fakt, e konvertojnë me gjobë, kështu që asnjëri deri më tani nuk do të përfundojë pas hekurave. Kjo do të ndodhte vetëm nëse rasti do të ishte i përsëritur.