Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, beson se bashkësia ndërkombëtare do të mbbështesë qëndrimin zyrtar të Serbisë kundër shndërrimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK).
“Ne vlerësojmë veçanërisht garancitë e dhëna nga NATO se të ashtuquajturat FSK nuk do të kenë qasje në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR-it”, ka thënë Daçiç.
Daçiç ka treguar se Beogradi dhe Prishtina duheet të bien dakord dhe të gjejnë zgjidhje, duke shtuar se që të gjithë do të mbështesin marrëveshjen, edhe nëse ka të bëjë me ndryshimin e kufijve.
“Dialogu është hapur për të gjetur një kompromis, tani është koha për të gjetur një zgjidhje. Nuk bëhet fjalë për idenë e ndryshimit të kufijve, por Franca, SHBA, Rusia, BE-ja, Italia, Austria, të gjithë pajtohen që shansi i kompromisit po rrezikohet dhe se nuk po shqyrtohet që Serbia duhet ta njohë Kosovën, por të kërkojë zgjidhje”, ka thënë Daçiç.
Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) të transformohen sa më parë në Ushtri të mirëfilltë, në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Për këtë gjë javën e shkuar u dërgua në Kuvendin e Kosovës projektligji për shndrrimin e FSK-së në Ushtri nga Ministri i Ministrisë së FSK-së (MFKS), Rrustem Berisha.