MENU
klinika

Gjici kërkon titullin

Kukësi prezanton “përforcimin” më të fundit

21.09.2018 - 17:02

Kur u prezantua në fillim te Kukësi, Ramadan Ndreu, në rolin e drejtorit të menaxhimit, një rol i padëgjuar më parë, dikush mendoi se ishte thjesht një “gur presioni” për trajnerin Armando Cungu dhe drejtorin Nderim Nexhipi.

Ka prej atyre që mendojnë akoma kështu, mbase kanë të drejtë, por nëse i thuhet diçka e tillë presidentit Safet Gjici, ai do të të kundërshtojë hapur.

“Objektivi ynë madhor është titulli kampion, të punojmë fort për këtë, ndaj po marrim edhe staf që të jemi një klub me standarte europiane”, – të paktën këtë ka thënë numri një i klubit në prezantimin zyrtar të Ramadan Ndreut para ekipit.

gjici dhe ndreu
gjici dhe ndreu

Presidenti zbriti vetë në Pezë, aty ku stërvitet ekipi dhe foli para lojtarëve. Në krah kishte drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi dhe drejtorin e ri të menaxhimit, Ramadan Ndreu.

Gjici foli para skuadrës dhe bëri dhe batuta me lojtarët e tij. Ndreu u shpreh i lumtur se do të marrë këtë detyrë dhe do të japë kontributin e tij për ecurinë e Kukësit.

ramadan ndreu
ramadan ndreu

Stafi i klubit tani është i plotësuar, pasi përveç dy drejtorëve është dhe shefi i klubit, pozicion ky që mbahet nga Jonuz Hallaçi. Shumë gjela në një kotec sjellin probleme, duhet parë se si do të jetë marrëdhënia mes tyre dhe se sa mirë do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN