MENU
klinika

Intervista e mesfushorit kuqezi

Memushaj: Nuk kisha këpucë në provën e parë…

19.09.2018 - 17:45

Një intervistë speciale kushtuar mesfushorit të Kombëtares sonë, Ledian Memushaj, vjen nga Italia. Memushaj ka emigruar në Itali në vitin 1997. Mesfushori kuqezi duket se i ka realizuar ëndrrat e tij.

Ai është rritur në qytetin e Pescara-s dhe arriti të luante me shiritin e kapitenit në krah për këtë ekip, në Serie A. Vlonjati kaloi një vit te Benevento, por u kthye përsëri te Pescara.

Në një intervistë të gjatë për “Rete 8” ai tregon momentin kur ky ekip u ngjit në Serie A. “Natën, kur siguruam kalimin në Seria A, isha në grumbullim me Kombëtaren në veri të Francës.

Një vend i ‘humbur’ dhe nuk punonte mirë as interneti. Ndeshjen e lexoja me tekst dhe po vija vërdallë në dhomë si i çmendur. Në fund u lumturova shumë, madje po e pranoj, më shpëtoi edhe një pikë loti” – shprehet Memushaj.

memushaj pescara
memushaj pescara

Ai tregon edhe për sfidën me Italinë kundër Shqipërisë…:“Të ishte për mua, do t’i këndoja të dy himnet gjatë eliminatoreve të Botërorit. Të Italisë e këndova në një moment me vete, pasi tashmë e kam mësuar”.

Më pas, historia e tij vijon edhe më rrëfimin për jetën dhe se si nisi pasioni si futbollist, mes peripecish dhe sidomos ëndrrës së madhe për t’u bërë dikushi. Aq sa Memushaj tregon se kur ishte tepër i ri, një fëmi, teksa po shkonte të provohej për një skuadër në Cremona, nuk kishte këpucë futbolli por atlete vrapimi.

“E megjithatë, pas vetëm 2 minutash që po luaja, ndaluan gjithçka dhe më bënë të firmos, pasi kishin vendosur”.

Basha e Memushaj e Verrati

Sigurisht, nuk ishte kurrsesi fushë me lule për mesfushorin e Kombëtares, që ndalet te fakti që e nisi nga shumë poshtë, tek amatorët, për t’u ngjitur lart.

“Deri në moshën 21 vjeç ende nuk mund të federohesha në ligat profesionte, për probleme burokratike. Por, për fat, gjërat u zgjidhën shumë shpejt”.

Por, për cilën skuadër bën tifo Lediani? “Simpatizoj Interin, por jo se jam tifoz. Frymëzimi im ishte Ronaldo, ai i vërteti, pasi mbërrita në kohën e tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN