MENU
klinika

UEFA për kartonin e kuq

Merret vendimi për pezullimin e Ronaldos

27.09.2018 - 14:50

Nuk vonon vendimi për kartonin e kuq në ndeshjen Valencia-Juventus. Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, është pezulluar vetëm me një ndeshje në UEFA Champions League, çka do të thotë se ai do të jetë në fushë kur Juventus të ndeshet me Manchester United.

Ronaldo ka marrë karton të kuq në minutën e 29’ në ndeshjen debutuese me “Zonjën” në Champions ndaj Valencia-s, pas përplasjes me Jeison Murillo. Ndeshja eventualisht u fitua 2-0 nga italianët.

Tashmë është zyrtarizuar nga UEFA se ai do të qëndrojë larg fushave për një ndeshje, ndaj Young Boys më 2 tetor, por do të ketë mundësinë të rikthehet për ndeshjen e 23 tetorit ndaj Manchester United.

ronaldo valencia
ronaldo valencia

Ronaldo kaloi gjashtë sezone te Djajtë nga 2003 deri 2009, duke fituar tre tituj në kampionati dhe një Champions League. Ai është rikthyer në “Old Trafford” vetëm njëherë me Real Madrid më 2013.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN