Shfaqje muzikore dhe akrobaci në ajër është ajo që do të mbledhë në sheshin Skënderbej, këtë të shtunë në orën 17:00 kryeqytetasit dhe jo vetëm.
Spektakli i kompanisë Transe Express, i organizuar nga Ambasada e Francës në Shqipëri me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Aleancës Franceze të Tiranës, Cirkun Kombëtar, Teatrin e Metropolit dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës është një mundësi e mirë për të ndjekur dhe shijuar një lloj tjetër kënaqësie që ofrojnë artistët në këtë skenë të hapur.
Cili është ai fëmijë që nuk ka parë ëndrra të bukura përpara një lodre të varur në shtratin e tij, i përhumbur në lëvizjet e personazheve të vegjël të cilët tunden nën fijet e najlonit sapo fryn fare pak? Imagjinoni një lodër të tillë të përbërë nga nën-oficerë drejtues të një fanfare prej mishi dhe kockash. Imagjinoni sikur një trapeziste delikate të vijë të lëvizënnë zemër të këtij bistaku ajror dhe të përçojë një erë çmendurie nga lëvizjet e saj të lira.
Imagjinoni rrahjet e lehta, spërkatjet e mprehta dhe zhurmat e shurdhëta që rrjedhin nga kjo gjashtëshe tamburësh qiellorë.
Me anë të mekanikës sinkope dhe ritmit të zbutur, vala e Tamburëve bën përpara. Në fund të vargut të ushtarëve të vegjël prej plumbi, ndodhen torollaku, budallai dhe i përhumburi, i cili më shumë dëshiron të joshë spektatorët ose të testojë tingullin e koshave sesa të marshojë. Gjithçka ndodh atje sipër në qiell, aty ku ne do të zbulojmë se nën petkun e klounit fshihej një trapeziste e bukur.
Kjo kompani performon në ambiente të hapura dhe është e specializuar në artin qiellor, në lartësi dhe qiell të hapur, dhe eksploron të gjitha zhanret artistike dhe format e të shprehurit në spektaklet e saj: muzika, kërcimi, artet plastike, performancat, cirku, loja me zjarr, metalurgjia dhe teatri. Spektakli “Mobile Homme” që do të zhvillohet në tokë nga muzikantë, performues cirku dhe valltarë në ajër mbi një vinç 40 metra lart nga toka, ku disa nënoficerë i bien baterive e daulleve ne një fanfare qiellore.
Imagjinoni më pas një trapeziste delikate që lëviz në zemër të këtij « bistaku » ajror dhe valëvitet në ajër në lëvizje të lirë. Shfaqja është performuar në të gjithë botën, nga Parisi në New York, nga Evropa në Azi. Kështu Transe Express, e cila është themeluar më 1982 duke u konsideruar si një nga kompanitë më të rëndësishme në Francë dhe në Evropë të cirkut dhe performances do të shpaloset në qiellin e Tiranës si rrallë herë ndryshe. Dhe në qiell nuk ka nevojë për ftesë. Hyrja e lirë.