09.09.2018 - 19:22
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka qenë protagonist i një rrëzimi të turpshëm në dalje të stadiumit “Wembley”, të shtunën në mbrëmje.
Mourinho ishte në veri të Londrës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kombeve, ku Spanja fitoi ndaj Anglisë, kur ai u përpoq të kalonte një shirit sigurie për të shkuar në “Club Wembley”.
The fall of Jose Mourinho ? pic.twitter.com/ncgKW9H4tt
— Sir Alby † (@Itz_Kwakwa) September 9, 2018
55-vjeçari kaloi një litar të kuq, por më pas u pengua dhe u rrëzua keqazi duke e parë veten në dysheme.
Ai nisi të qeshë nga sikleti dhe u ndihmua të ngrihet në këmbë nga një prej njerëzve përgjegjës për sigurinë në stadium.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mashtrimet fiskale në Spanjë