02.09.2018 - 17:04
Telashe për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi të Arsenal, që mund të pezullohet nga Federata Angleze për festimin e golit ndaj Cardiff, kur shënoi të parin në fitoren 3-2, pas krosimit të Xhakës.
Mbrojtësi me nënshtetësi gjermane me orgjinë nga Gostivari, kampion bote me Gjermaninë në 2014, ka festuar golin e tij duke bërë simbolin e shqiponjës shqiptare.
Mustafi e bëri këtë gjest teksa po shkonte drejt një tjetër lojtari tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili në Botëror po ashtu festoi me shqiponjë, me golin ndaj Serbisë.
Në rregullat e Federatës Angleze për sa i përket deklaratave politike, Mustafi mund të dënohet për dy ndeshje nëse gjesti i tij do të merret si simbol politik.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, java 4