MENU
klinika

Dinamika e ngjarjes

‘Biznesmeni në Shkodër mund të jetë vrarë gabimisht’

02.09.2018 - 10:03

Një 30-vjeçar, babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë, Arjan Ferracaku, është vrarë dje me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte.

Vrasja e 30-vjecarit ndodhi dje rreth mesditës në zonën e Livadhes, pranë fshatit Dobrac bashkë me 2 djemtë e hallës. Biznesmeni ishte adhurues i kuajve dhe është qëlluar disa herë me armë teksa kishte hipur sipër kalit, i cili gjithashtu ka marrë dy plumba.

Viktima nuk ishte i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Megjithatë sot, nga informacionet e fundit dyshohet se nga një vrasje, referuar burimeve të policisë mësohet se biznesmeni 30-vjecar mund të jetë vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të.

30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.

Mësohet se  autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov.

Ndërkohë më herët u dyshua se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund t’i jenë vendosur këtij biznesmeni. Policia ka dalë në këtë konkluzion pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij gëzojnë biznese të shumta në Shkodër.

Familjarët e 30-vjeçarit kanë deklaruar në polici se  nuk kanë patur konflikte me njeri, ndërsa dy personat që shoqëronin viktimën kanë dhënë shumë pak detaje mbi autorin.  

Dy personat kanë deklaruar që sapo kanë dëgjuar të shtënat janë larguar me shpejtësi, duke shtuar se nuk arritën të identifikonin autorin e sulmit.

Dy personat, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë shoqëruar me urgjencë në Policinë e Shkodrës, ku janë marrë gjatë në pyetje, në prani të drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe vet Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që mbëriti me urgjencë në Shkodër.

 Rreth 20 persona janë marre ne pyetje në kuadër të hetimeve për zbardhjes e vrasjes.

Përgatiti M.H