Tashmë ka një çështje gjyqësore mes trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, dhe ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ka mjaftuar një postim në rrjetin social “Facebook” nga ana e Nishanit, ku e quan Panuccin sharlatan, që ky i fundit të ngrejë një padi kundrejt ish-presidentit.
I ftuar në emisionin “Debat”, Nishani ka bërë me dije se do ta ndjekë deri në fund këtë proces, duke shtuar se ende nuk njihet me padinë, por ka vetëm informacion mediatik.
“Për këtë çështje kam informacion vetëm nga mediat, pasi ende nuk jam njohur me padinë. Unë do ta respektoj procesin dhe ligjet e vendit tim dhe këtë proces do ta ndjek në gjykatë me seriozitet.
Do të marr edhe avokat. Nëse flasim për edukatë ose shpërthime emocionale, mjafton të klikoni në internet dhe të shikonit fjalorin që përdor zotëria. Ai është një fjalor që shokon çdo familje dhe çdo fëmijë”, – u shpreh Nishani.