MENU
klinika

Njoftimi

Nisin punimet në aksin Melgushë-Mjedë, si ndryshon qarkullimi i mjeteve

05.09.2018 - 14:44

Nga dita e nesërme në segmentin Melgushë- Mjedë në Gjirokastër do të nisin punimet, ndaj parashikohet që të devijohet edhe qarkullimi i mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor përmes një njoftimi për shtyp japin detaje rreth projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore.

Bëhet e ditur se mjetet do të kalojnë në një korsi.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

M.H