MENU
klinika

Pështyu rivalin

Një tjetër ndëshkim për Douglas Costa

21.09.2018 - 18:25

Ai gjest i shëmtuar do t’i kushtojë shumë. Trajneri i Brazilit, Tite, ka ndërhyrë gjatë konferencës për shtyp gjatë prezantimit të listës së futbollistëve që do të grumbullojë “Selseao” për miqësoret ndaj Arabisë dhe Argjentinës, duke shpjeguar arsyen përse Douglas Costa është lënë jashtë.

“Do të ketë një tjetër shans edhe për ata që nuk janë grumbulluar këtë herë, – tha Tite. – Më specifikisht po flas për Douglas Costa. Ai nuk është grumbulluar për arsye disiplinore.

Tani kam mësuar që është dëmtuar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Valencia, por gjithsesi, nuk do të vinte me ne, unë e mora vendimin për ta lënë jashtë ekipit për dy ndeshjet e radhës në momentin që pështyu kundërshtarin në kampionat.

tite costa
tite costa

 

Një veprim që tregoi mungesë disipline dhe duhen marrë masa. Lojtarët e kombëtares së Brazilit duhet të jenë shembull për të gjithë.”

Costa pështyu kundërshtarin Di Fancesco në fundin e ndeshjes Juventus-Sassuolo, duke marrë karton të kuq. Liga e ka dënuar me 4 ndeshje brazilianin, ndërsa tani vjen edhe ndëshkimi nga trajneri i ekipit kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Braziliani bëri gjest të shëmtuar

Costa e pëson për pështymën, del vendimi