MENU
klinika

Denoncimi i ish-oficerit

Nuhu: Si më kërcënuan vëllezërit Rraja

29.09.2018 - 18:58

Ish-oficeri Emiljano Nuhu, ka sqaruar takimin e përfolur që ka patur me vëllezërit Rraja.

Duke qenë se Nuhu do të vijonte hetimin e çështjes ai është kërcënuar nga vëllezërit se do të vrasin dhe do t’i zhdukin familjen, gjë që të cilën e ka kallëzuar.

“Po vazhdove më hetimet kundrejt nesh, kundër fisit tonë, të pyesësh për ne, ne do të zhdukim ty dhe familjen tëndë për 24 orë.

nuhu konica.al
nuhu konica.al

Ata po më ndiqnin nga mbrapa dhe më kontaktuan ‘ po vijmë të të takojmë, kërkojmë takim me ty’ dhe unë për shkak të asaj cfarë ata përfaqësonin, lidhjen e tyre rrezikshmërinë e tyre isha me idenë për ti sqaruar dhe për ti minimizuar problemet se nuk po mund ti përballoja problemet ti acaroja, dhe i prita në një lokal, të mbikëqyrur nga kamerat e sigurisë dhe duke pasur njerëz e ndjeja veten më të sigurtë.

Unë i jam përgjigjur duke bërë kallëzim në komisariatin numër 6. Cfarë përgjigje t’i jepja dy kriminelave që po më kërcënonin”.

Ndërkohë ai ka akuzuar dhe institucionet përgjegjëse e po tentojnë manipulimin e ngjarjes:

“Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime”.

Nuhu nuk pranon të zbulojë fytyrën e tij për mediat duke qenë se ka qenë si agjent i infiltruar në disa banda kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN