Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga “beteja” ligjore me ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Padia e tij është pranuar nga Gjykata e Tiranës, pasi trajneri i kuqezinjve ka bërë korrigjimet e duhura në formulim.
Panucci e akuzon ish-presidentin Bujar Nishani për ofendim dhe dëm moral, ndërkohë që kërkon prej tij 100 mijë euro dëmshpërblim. Gjyqtarja e çështjes, Anila Karanxha, e ka pranuar tashmë padinë e trajnerit të Kombëtares.
Disa ditë më parë ajo e kishte kthyer padinë e tij, sepse kishte parë disa parregullsi. Tashmë është informuar edhe ish-presidenti Nishani që të përgatitet për këtë proces, ku të dyja palët do të paraqesin argumentet e tyre.
Nishani e quajti sharlatan trajnerin italian pas miqësores me Kosovën, ku Shqipëria humbi 3-0. Më pas reagoi trajneri dhe tashmë fjalën e ka drejtësia.