Partia Demokratike ka mbledhur në orën 10:00 të ditës së sotme grupin parlamentar në nisje të sesionit të ri të Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi, ndërsa po minohet reforma në drejtësi, pasi 11 gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë jashtë rregullave.
“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës.
Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK.
Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”- ka thënë Basha në mbledhje.
Ndërkohë mësohet se vendimi në raport me parlamentin pritet të merret në mbledhjen e orës 15:00.
Po ashtu edhe LSI ka mbledhur grupin e saj parlamentar.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, ka qenë kreu i grupit, Petrit Vasili, që ka dalë në një deklaratë për mediat, duke bërë të ditur dhe qëndrimin që do mbajë partia e tij këtë sesion parlamentar.
Vasili tha se LSI ka një moto të vetme këtë sesion, se do të ketë tolerancë zero kundër atyre që grabisin vendin.
“Arsyeja pse i ka duart e lidhura është e thjesht dhe e qartë, pasi ka qenë njësh me kriminelët. Janë kriminelët ata që diktojnë punën ne Komisariatin e Shkodrës. Ndërsa shteti nuk është , është në një cep.
Kjo situatë kriminale ka rrënuar dhe ekonominë dhe po largon të rinjtë e Shqipërisë. Të rinjtë e Shqipërisë po përballen me një qeverisje të rrëmbyer nga hajdutët.
Papunësia është një plagë që thellohet dhe konstraktohet nga shifrat e turpshme që dalin nga qeveria. Dhuna dhe arroganca kanë qenë ato që shënjon sesionin parlamentar duke rrëmbyer forcën politikë.
Veprimi jonë do të jetë nën një moto: tolerancë zero ndaj hajdutëve që kanë grabitur vendin, do të ndalojmë këtë hordhi që po grabit vendin.
Sot kemi një sistem drejtësie të thelluar që mban gjallë kriminalitetin në vend. Për Kryeministrin ka një padi dhe nuk po luan gishtin, Kryeministri tha se ka bërë ekspertizën për audion e vëllait të ministrit, por prokuroria nuk ka lëvizur”, tha Vasili.
M.H