MENU
klinika

Shtohen tensionet Itali-Francë

Pse po e krahasojnë Salvinin me Ponc Pilatin?

27.09.2018 - 12:42

Marrëdhëniet mes Italisë dhe Francës duket se nuk kanë asnjë shenjë përmirësimi. Dy shtetet vazhdojnë të përplasen, dhe udhëheqësit e tyre duket se nuk do të heqin dorë nga akuzat  e rënda për njëri-tjetrin.

Së fundmi Ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është akuzuar për sjelljen “si Ponc Pilati”, zyrtari romak i cili shmangte përgjegjësinë për kryqëzimin e Jezu Krishtit.

Salvini ka qenë gjithë kohën mbështetës i politikave kundër imigracionit që nga marrja e detyrës në qershor, duke mbyllur portet e Italisë për anijet migrante dhe refugjatët që udhëtojnë nga Libia.

Këto politika kanë shtuar tensionet në marrëdhëniet midis Romës,Parisit dhe vendeve të tjera të BE.

Emigrantë

Në rastin më të fundit, ku Italia nuk pranoi të lejonte një anije shpëtimi, Franca, Portugalia, Spanja dhe Gjermania ranë dakord për të marrë migrantët në bord.

“Salvini sot, mund të krahasohet me Ponc Pilatin. Është e turpshme “, tha për Radio RTL Nathalie Loiseau, ministri francez për çështjet evropiane.

Komentet erdhën disa orë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, u citua të thoshte se Italia “kishte vendosur të mos zbatonte më të drejtën ndërkombëtare, dhe ligjin humanitar detar”.

Salvini, i cili është kreu i Ligës së ekstremit të djathtë, akuzoi Macron për hipokrizi të mërkurën, duke pretenduar se Franca kishte kthyer më shumë se 50,000 emigrantë nga kufiri italian “në muajt e fundit”.

 

“Ne nuk pranojmë mësime mbi të drejtat apo njerëzimin nga Macron,” tha Salvini në një deklaratë. Salvini është zotuar të punojë së bashku me politikanë të ekstremit të djathtë dhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të penguar agjendën evropiane të Macron për migracionin.

Italia ka marrë më shumë se 650,000 emigrantë gjatë pesë viteve të fundit, gjë që ka e ka vështirësuar situatën në qendrat e pritjes dhe në shërbimet lokale.

Sipas rregullave të Bashkimit Europian, azilkërkuesit mund të qëndrojnë në vendin e parë të BE ku hyjnë derisa aplikimi i tyre të jetë përpunuar, gjë që mund të zgjasë edhe disa vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e tij për Merkel

Ministri Salvini shpërthen sërish…

Marrëveshje edhe me Italinë

Kriza e migracionit po merr zgjidhje…