MENU
klinika

Paralajmëron dhe albumin e ri

Rita Ora, koncert madhështor në Londër

10.09.2018 - 09:58

Ndërkohë që ka paralajmëruar se do të publikojë albumin e saj më të ri deri të fund të këtij viti, Rita Ora nuk ndalet me koncertet e saj madhështore.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka “shkundur” Londrën pasditen e së dielës, duke interpretuar këngët “hit” të saj në një shesh të tejmbushur.

Çfarë kënaqësie ta kalosh kështu pasditen e së dielës. Faleminderit BBC Radio 2 që më pate mua sot në qytetin tim, në shtëpinë time”, ka shkruar Rita në Instagramin e saj, ku bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto nga koncerti.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe plot ngjyra, këngëtarja shqiptare ka bërë për vete të gjithë të pranishmit në koncertin e saj, të mbajtur në ‘Hyde Park” të Londrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN