MENU
klinika

Vizita e Ministrit të Jashtëm rus në Bosnje

Rusia gjithmonë një mbështetje edhe për Bosnjen…

23.09.2018 - 13:31

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov tha se Moska mbështet integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnjës, duke shtuar se asnjë ‘lojtar i jashtëm’ nuk duhet të mendojë se mund të vendosë për të gjitha çështjet e Ballkanit.

Levror u shpreh kështu të premten në Sarajevë gjatë vizitës së tij të shumëpritur në vend.

Ai tha se Rusia dëshiron të forcojë bashkëpunimin e saj tashmë të mirë politik dhe ekonomik me Bosnjen.

“Mbështetja e Rusisë për Marrëveshjet e Dejtonit (që i dha fund luftës së viteve 1992-1995) nuk ndryshon, ne mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe kompetencat kushtetuese të dy njësive të saj dhe kushtetutshmërinë e të tre popujve në Bosnje”, tha Lavrov.

“Ne jemi mirënjohës ndaj Rusisë për qëndrimin e saj parimor në lidhje me marrëdhëniet brenda Bosnjës”, tha Crnadak, Ministri I Jashtëm Boshnjak në një konferencë shtypi.

Rusia ka deklaruar prej kohësh dëshirën e saj për të shfuqizuar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, një institucion ndërkombëtar përgjegjës për mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Dejtonit.

Lavrov pastaj vizitoi Banja Lukën, qendër administrative e entitetit kryesisht serb, të Bosnjës, Republika Srpska, ku u mirëprit nga Milorad Dodik, kryetari i njësisë, kryeministri Zheljka Cvijanoviç dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.

Së bashku me zyrtarë të ndryshëm, njerëzit në Banja Luka u mblodhën para qendrës së re të kishës dhe kulturës ruse, e cila po ndërtohet në qendër të qytetit dhe shihet si një simbol i “fuqisë së butë” të Rusisë në rajon dhe simbol i lidhjeve  serbo-ruse.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Dodik tha se ishte mirënjohës që Rusia kishte vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB që do të kishte dënuar masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, të kryer nga forcat serbe boshnjake, si një akt genocidi në vitin 2015. Ai shprehu shpresën për forcimin e mëtejshëm marrëdhëniet me Rusinë.

Duke u kthyer në rajon, Lavrov tha se Rusia mbështeti dialogun aktual midis Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se Rusia dhe Bosnja nuk dëshironin të ballafaqohen me Ballkanin dhe asnjë “lojtar i jashtëm” nuk duhet të mendojë se mund të udhëheqë të gjitha proceset në Ballkan dhe të ndalojë hyrjen e të tjerëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës