Largimi i djeshëm ka bërë bujë të madhe në media, por Leroy Sane ka ikur nga kombëtarja gjermane për t’i qëndruar pranë të dashurës së tij, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e parë të lojtarit.
Trajneri Joachim Low i dha leje sulmuesit të Manchester City-t për t’u larguar nga baza e Munich për arsye personale dhe ka qenë me të dashurën e tij për lindjen e fëmijës së parë Rio Stella. Ai nuk do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Perusë.
Special thank you to the @DFB_Team_EN and my coach Jogi Löw for letting me leave to be at my daughter’s birth. Of course I’ll keep my fingers crossed for the team tomorrow! #inSané
— Leroy Sané (@LeroySane19) September 8, 2018
“Jam shumë i lumtur që jap lajmin e lindjes së vajzës sime,” – shprehet Sane në Twitter. “Mamaja dhe fëmija janë mirë. Falënderoj trajnerin e Gjermanisë, Jogi Low, që më la të largohesha për të qenë aty për lindjen e vajzës sime. I uroj fat ekipit për ndeshjen e radhës!”
Sane u fut në shtatë minutat e fundit ndaj Francës, teksa Gjermania barazoi pa gola në “Allianz Arena”. Pra, cdo gjë tjetër është spekulim.