Stresi dhe ankthi janë përhapur me shpejtësi vitet e fundit dhe kanë qenë të shumtë edhe personazhet e showbiz që kanë vuajtur, madje shumë prej tyre e kanë bërë edhe publike.
Një ndër ta është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila ka folur hapur për luftën e saj me ankthin. Dhe mesa duket ajo ka gjetur zgjidhjen për ta përballuar.
Bebe ka ndarë me fansat e saj disa nga praktikat që përdor për të luftuar ankthin. Këngëtarja shprehet se fansat që vuajnë nga ankthi duhet të bëjnë sa më shumë stërvitje.
“Nëse jam shumë e stresuar ose ankthi im është super i keq, detyroj veten që të bëj stërvitje. Vrap, joga, edhe vetëm një ecje në këmbë, apo me biçikletë. Çdo lloj gjëje. Provoje“, shkroi ajo në një postim në “InstaStory”.