MENU
klinika

Provat e rezistencës

Sistemi bankar me kapitale të mjaftueshme

30.09.2018 - 14:34

Kapitalizimi i sistemit bankar është mëse i mjaftueshëm. Provat e rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë për gjysmën e parë të vitit, treguan se sektori bankar mbetet i kapitalizuar dhe me performancë të mirë, në skenarët që përmbajnë supozime me probabilitet ndodhjeje më të lartë.

Vetëm në skenarët më ekstremë, banka të veçanta dhe sektori bankar në tërësi do të kishin nevojë për rritje të kapitalit.

Mbështetur në këtë analizë, Banka e Shqipërisë vlerëson se gjendja e kapitalizimit dhe e përfitueshmërisë së bankave paraqitet aktualisht e përshtatshme për të përballuar rreziqet e veprimtarisë. Megjithatë, Banka Qendrore rekomandon që bankat të analizojnë dhe testojnë aftësinë e tyre për të përballuar rreziqet e ndryshme, në mënyrë të rregullt dhe periodike.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në fund të qershort 2018, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar shënoi nivelin 17.9%, duke qenë 1 pikë përqindje më i lartë se niveli i fundit të vitit 2017 dhe dukshëm mbi nivelin minimal të kërkuar për këtë tregues prej 12%. Përmirësimi në treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur kryesisht nga rënia e vlerës së ekspozimeve të peshuara me rrezik.

Rezultati financiar i sektorit për periudhën ishte në nivele të mira. Treguesit e rentabilitetit, kthimi mbi aktivet (RoA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoE) rezultuan përkatësisht 1.54% dhe 15.0%, duke qenë përkatësisht 0.1 pikë përqindje dhe 1.7 pikë përqindje më të ulëta se një vit më parë.

Në performancën financiare të sektorit, ndikimin pozitiv kryesor e ka dhënë rënia e shpenzimeve për provigjione lidhur me rrezikun e kredisë, ndërsa rezultati neto nga interesat ka qenë përgjithësisht i qëndrueshëm.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN