MENU
klinika

Tirana-Partizani në statistika

Sot derbi i kryeqytetit, jo thjesht pasion…

28.09.2018 - 09:44

Rikthehet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani dhe sot e gjithë vëmendja është totalisht te kjo supersfidë, që luhet në orën 19:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”, aty ku një gjë është e garantuar, do të jetë plot, me kapacitetin maksimal.

“Ultras Guerrils” dhe “Tirana Fanatics” po mendojnë detajet e koreografive, rrugëtimin që të çon drejt stadiumit dhe ndonjë surprizë për kundërshtarët. Pasioni për ekipet e tyre kalon kufijtë, nuk ka rëndësi as puna, as shkolla, asgjë.

Derbi ka depërtuar në çdo qelizë, pasi përditshmëria e tyre lidhet me këtë ndeshje. Tifozët ngacmojnë njëri-tjetrin dhe kërkojnë nga ekipet që të nesërmen e Tirana-Partizanit të dalin me kokën lart dhe gjoksin përpara në rrugë me një fanellë të ekipit të zemrës.

tirana partizani derbi
tirana partizani derbi

Takimi i së kësaj të premteje është një jubile e bukur, pasi do të luhet sfida e 150. Tirana dhe Partizani kanë deri tani 149 ndeshje mes tyre. Një rrugëtim i bukur që na ka sjellë emocione, drama, ka krijuar heronjë dhe ka thyer idhuj.

“Derbi nuk o derbi”, – siç është fjalia bajate dhe monotone që kemi dëgjuar vitet e fundit nga specialistët që kanë frikë të përcaktojnë fituesit. Ky takim është më shumë se një ndeshje e radhës, është krenari, është dominim është “trofe”.

Nga vitit 1947 e deri më 2018 janë luajtur 149 takime në të gjitha kompeticionet Kupë dhe Kampionat. Kryeqyteti ka qenë i ndarë me thikë dhe stadiumi ka shqyer qiellin për shkak të tifozerive. Ndër të vetmet raste ku tubimet politike mund të lihen pas, e nëse ke guximin t’i thuash një tifozi që kjo ndeshje është thjesht takimi i radhës, mund të të shohë çuditshëm dhe të të hapë rrugën.

tirana-partizani
tirana-partizani

Tifozët e kuq krenohen me derbit e fituara, pasi kryesojnë me 62 takime, ndërsa bardheblutë kanë vetëm 40 fitore kundër Partizanit. 47 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. 22 fitore më pak që mundohen t’i justifikojnë me 24 titujt kampionë, ndërsa për të kuqtë kjo llogaritje nuk vlen, pasi u duket klishe.

Partizani dominon dhe në golavarazh, pasi “demat” kanë shënuar gjithsesj 216 gola, ndërsa bardheblutë vetëm 164. Nëse i referohemi derbit në vitet e fundit, tifozët bardheblu mund ta vuajnë më shumë se njollën e turpit në Kategorinë e Parë, pasi nuk shohin fitore që prej 7 shkurtit të 2014, kur Gilberto shënonte në minutën e 77′.

Tirana nuk sheh fitore që prej 4 vitesh, pasi sfidat e tjera kanë përfunduar në barazim ose në fitoren e “demave”. 13 ndeshje pa fitore, janë shumë, tmerrësisht shumë, por shpresojnë që të premten të dëgjohet një tjetër melodi.

tirana partizani
tirana partizani

Të kuqtë, ndryshe nga kundërshtarët e tyre, duan të luajnë të njëjtën simfoni. Kampionati ka nisur, derbi është rikthyer, fitoftë futbolli i bukur! Nuk pretendohet të jetë “fair-play”, por shpresohet të mos ketë probleme apo gjëra që të lënë shije të hidhur…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana-Partizani, nesër 19:45

FSHF, mbledhje me dy klubet për derbin