MENU
klinika

Serie A, java 7

Tri fitore radhazi, Inter futet në “shina”

29.09.2018 - 22:34

Inter tashmë është futur në “shinat” e duhura në kampionat, teksa sonte ka arritur fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur 2-0 Cagliari-n në “San Siro”. Vend i katërt dhe vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, që mbahet nga Napoli, Inter mund të luajë i qetë në Champions në mesjavë.

Zikaltrit morën epërsinë që në minutën e 12’ falë golit të Lautaro Martinez. Ndonëse në cilësinë e humbësit, Cagliari diti të jetë protagonist, sikurse edhe VAR, pak momente më vonë, kur në minutën e 72’ pas një gabimi diletant të zikaltërve në mesfushë, ka fituar një goditje këndi, prej të cilës shënuan edhe golin e barazimit provizor.

Gjithsesi, VAR ka shfuqizuar golin e shënuar nga kapiteni i Cagliarit Dessena, për prekje të topit me dorë. Me futjen në lojë të Perisic, dominimi i Inter ishte i padiskutueshëm në fazën ofensive, për tu shpërblyer në të 89’ me golin e Politanos të ndihmuar edhe nga prekja me dorë e vetë futbollistit të Cagliarit, që sigloi shifrat në rezultatin përfundimtar 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN