MENU
klinika

Probleme për “pancerat”

U rikthye, por njofton largimin nga Gjermania

07.09.2018 - 17:10

Kombëtarja e Gjermanisë nuk po gjen qetësi. Mbrëmë ekipi gjerman nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Francës, por nuk është ky problemi për “pancerat” e drejtuar nga Joachim Loë.

Sot, Federata Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se Leroy Sane do të largohet nga grumbullimi i “Di Manschaft”, duke e justifikuar këtë vendim për “arsye personale”.

Sane është aktivizuar në pesë minutat e fundit të ndeshjes së luajtur të enjten kundër Francës, por tani nuk do të jetë në dispozicion kundër Perusë të dielën. 22-vjeçari ka patur një nisje të vështirë të sezonit te Manchester City, ku ka humbur vendin e titullarit.

leroy sane
leroy sane

Nuk mësohet ende arsyeja e largimit të Sane, i cili u la jashtë Botërorit. Ndoshta aktivizimi për pak minuta kundër kampionëve të botës ka bërë që ai të gjejë një arsye të braktisë ekipin. Gjithsesi, version zyrtar nuk ka dalë ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN