MENU
klinika

Detajet

Vrasja e biznesmenit, drejtori i Policisë së Shtetit mbërrin në Shkodër

01.09.2018 - 19:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në qytetin e Shkodrës pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e Livadhes teksa ishte duke kalëruar.

Mësohet se së bashku me drejtorin Ardi Veliu, në Shkodër kanë mbërritur edhe specialistët e DPPSH.

Arjan Ferracaku ka qenë duke shëtitur me kalë tek “Bregu i Ranës” në Shkodër, kur është qëlluar me armë zjarri.

Policia e Shkodrës ka rishikuar kështu versionin e saj të parë mbi vrasjen e regjistruar rreth orës 13:50 në periferi të qytetit, tek hidrovori i fshatit Dobraç.

Policia pati njoftuar më herët se trupi i pajetë i 30-vjeçarit ishte gjetur në një makinë të parkuar në këtë zonë, por pas kqyrjes së vendit të krimit dhe marrjes në pyetje të dy miqve të Arjanit duket se dinamika e ngjarjes ka ndryshuar.

M.H