MENU
klinika

Rikthimi i Zizu

Zidane bëhet gati për stolin e United…

09.09.2018 - 12:35

Sa vijnë e përforcohen fjalët për shkarkim të Jose Moorinho-s nga Manchester United, madje zërat shkojnë deri aty se thuhet se është gjetur zëvendësuese, Zinedine Zidane.

Sipas medieve angleze, Zizu ka krijuar një listë të objektivave të mundshëm që do të dëshironte nëse do të bëhej trajneri i “Djajve të Kuq”. Mourinho ka muaj që është nën presion për shkak të marrëdhënies me drejtuesit dhe lojtarët.

“The Mirror” raporton që francezi ka filluar që tani përgatitjet për punën e re, duke formuluar një listë lojtarësh që do të kishte të dëshirë t’i kishte tek United. Te lista përfshihen lojtarë, si Toni Kroos, Thiago Alcantara, James Rodriguez dhe Edison Cavani.

Mourinho dhe Zidane
Mourinho dhe Zidane

Zidane i dha fund aventurës së tij te Real Madrid, pasi siguroi Champions League të tretë radhazi dhe që prej atij momenti ka qenë pa punë, por me dëshirën e tij, duke refuzuar madje edhe ofertën faraonike të Katarit për 200 mln euro në 4 vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN