MENU
klinika

Mbrëmë luajti ndaj Jordanisë

Andi Lila bëhet baba për herë të dytë

11.10.2018 - 16:59

Pardje fliste si kapiten në krah të trajnerit Christian Panucci, mbrëmë ka luajtur pjesën më të madhe të miqësores ndaj Jordanisë, ndërsa sot futbollisti kombëtares kuqezi, Andi Lila, është bërë baba për herë të dytë.

Mëngjesin e sotëm, pas djalit Ayan, Andi Lila bëhet babai i një vajze. Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme Lila i ka marrë leje Panuccit dhe është larguar drejt Janinës.

Gruaja ndodhej në spital në qytetin e Janinës, pasi Lila luan prej vitesh me ekipin e këtij qyteti. Fatmirësisht, ka arritur në kohë për të pritur bebushen e familjes, së cilës i kanë vënë emrin Axa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Andi nëpërmjet një postimi në faqen e tij, ku duket djali i tij 5 vjeçar në një ambient spitali me tollumbace rozë. Jetë të gjatë vajzës Axa, Andi Lila!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN