Nga Ilnisa Agolli/
Ish drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, u prezantua në “Biennale internazionale di arti vizive” Villa Farseti, Venecia, përmes gjashtë portreteve. Vepra e tij “Utopia and devolution” mori çmimin e parë ndërsa pjesëmarrës ishin edhe artistë të tjerë nga Shqipëria si Agron Hoti, Alkan Nallabi, Eltjon Valle dhe Guri Bulollari.
Ai është shprehur se kjo vepër e paraqitur në vaj të thatë në pëlhurë, është një koncept politik dhe se luan kështu me ambiguitetin e ngjyrës, teksiturën, materialin dhe me faktin historik.
“Vepra ime u bë dhuratë sa i takon projektit në veri të Shqipërisë, ku familjet shqiptare janë në gjakmarrje. Paratë do të shkojnë në ndihmë të tyre. Kjo pikturë u shit 3500 euro në mbrëmjen gala, që u bë për ambasadorët e sportit shqiptar”, citoi Shabani.
“Utopia and devolution”, duket se e ka merituar vëmendjen e asaj që artisti quan “art i pastër dhe direkt utopik”.