Tashmë mund të thuhet plotësisht se Bayern Munchen ka kaluar krizën që pati sidomos në kampionat. Bavarezët, pas fitores 3-1 ndaj Wolfsburg në mesjavë në transfertë, kanë fituar sërish jashtë sot edhe në Champions League, duke mposhtur 2-0 AEK-un në Athinë.
Nuk ka qenë “fushë me lule” për Bayern, që ka vuajtur jo pak. Këtë e dëshmon edhe pjesa e parë e mbyllur pa gola, pavarësisht dominimit në cdo aspekt ndaj grekëve. Golat kanë ardhur në mesin e pjesës së dytë.
Fillit ishte Javier Martinez ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 61-të, pas tentativës së parë të Robben. Pa kaluar ende dy minuta, Bayern shënon edhe golin e dytë. Lewandowski qetëson ekipin kur shtyn topin në rrjetë pas pasimit perfekt të Rafinha-s.
Bayern mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë, por gjithsesi fiton 2-0 dhe merr kreun e renditjes, në pritje të përfundmit të sfidës Ajax-Benfica. Ndeshjen e radhës Bayern Munchen do ta luajë sërish me AEK, kësaj here në “Allianz Arena”.
Ndeshja tjetër e orës 18:55, mes Young Boys dhe Valencia ka përfunduar në barazim 1-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët me anë të Batshuayi në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë vendasit zviceranë baraojnë me anë të një penalltie.
Një rezultat i mirë ky për Manchester United, që e sheh Valencian poshtë vetes, teksa do të mundohet të mposhtë pas pak Juventus në “Old Trafford”. Valencias i duhet patjetër të fitojë në shtëpi me United për të shpresuar të kalojë grupin.