Kohë më parë, ai bëri të fliste shqip Kim Kardashian. Shumë personave ju kujtohet edhe sot ajo video kur Kim thoshte: “Sa bukur Mario!”
E tashmë, Mario Dedanoviç, grimieri me origjinë shqiptare me famë botërore, ishte personazhi që ka frymëzuar shqiptaren Bebe Rexha për festën e “Halloween”-it.
Vëmendja e mediave rozë në këto ditë është përqëndruar tek ndryshimet që pësojnë personat e botë së spektaklit në kuadër të festës së Halloween-it. Këngëtarja shqiptare është kthyer në mashkull. Bebe Rexha ka postuar një foto ki shihet identik si grimieri me origjinë shqiptare Mario Dedanoviç.
Me mustaqet e vogla dhe të theksuara, Bebe po të mos kishte flokët bjonde do dukej një Mario i vërtetë.
Ajo madje i ka bërë edhe tag grimierit në foton e publikuar. Kujtojmë që edhe Rita Ora u kthye në mashkull këtë vit për Halloween. Ora u shfaq si reperi Post Malone.