MENU
klinika

Dorëheqja e Kotzias

Bushati falenderon Kotzias: Ka pak gëzime në këtë profesion

17.10.2018 - 20:58

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ditën e sotme dha dorëheqjen, dhe pas kësaj ka reaguar dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Me një postim në Twitter, Bushati ka falënderuar Kotzias për bashkëpunimin, ndërsa e çmon si një nga momentet e gëzimit në këtë profesion.

Kotzias-Bushati
Kotzias-Bushati

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti.

Faleminderit Nikos Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, shkruan Bushati në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Largohet ministri i Jashtëm grek

Pse dha dorëheqjen Nikos Kotzias?