MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Bushi shpall listën: Shohim nga e ardhmja

05.10.2018 - 14:26

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka bërë të ditur sot, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Kombëtares U-21, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2019, ndaj Spanjës dhe Estonisë.

Më pas tekniku iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve rreth situatës në grup në këtë mbyllje të ndeshjeve zyrtare eleminatore: “Spanjën e njohim mirë dhe dimë si luan. Pavarësisht që u mundëm 3-0, kemi bërë gjëra pozitive.

Këtu nuk do të luajmë si në Spanjë, pasi kemi bërë përmirësime. Do të luajmë me një sulmues dhe shpresoj që sezonin tjetër eleminator ta nisim mbarë me këto. Jam i kënaqur nga ndeshjet që kemi zhvilluar deri më tani, por jo nga rezultati.

kombetarja dhe Alban Bushi
kombetarja dhe Alban Bushi

Gjithmonë kemi pasur probleme me formacionin dhe mungesat, megjithatë loja jonë ka qenë e mirë, por që na ka munguar rezultati. Kemi qenë pa fat në marrjen e rezultateve. Herë-herë kemi gabuar.

Kemi bërë gabime individuale, por nuk ka qenë aspak një ekip i shthurur. Kjo të bën të ndihesh mirë. Si ekip po funksionojmë shumë mirë, por duhet të përqendrohemi te loja deri në momentin e fundit. Ne krijojmë raste, por në fund fitojnë kundërshtarët”.

Kuqezinjtë e U-21, do të luajnë më datë 11 Tetor, ora 19:00 kundër Kombëtares U-21 të Spanjës, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në Tiranë.

Në ndeshjen e dytë, skuadra nën drejtimin e teknikut Bushi do të luajë në transfertë, ndaj Estonisë, më 16 Tetor, ora 18:00, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në kampionatin Europian 2019. Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN