MENU
klinika

Rrëfimi i ish-kapitenit

Cana: Do blej një klub, por s’bëhem trajner

24.10.2018 - 12:23

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka treguar edhe arsyen kryesore të qëndrimit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Ai do të qëndrojë edhe një vit në Shqipëri e më pas do të lëvizë drejt një vendi tjetër për të nisur një karrierë si drejtues.

Por ndonëse po bën kualifikimet e duhura për licencën UEFA, nuk e sheh veten si trajner në të ardhmen, por si drejtues. Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, ai ka shpjeguar se e sheh veten në një rol drejtuesi dhe ka zbuluar se vitin e ardhshëm do të largohet nga Shqipëria për të blerë një klub.

“Tani drejtoj një fondacion për të promovuar sportin dhe kulturën te të rinjtë në Tiranë, ku jam vendosur deri në vitin e ardhshëm. Më pas, do të ndërmarr një karrierë si drejtues në një klub për të marrë eksperiencë për disa vite. Përse jo, për t’u kthyer në të ardhmen si një drejtues i Olimpic Marseille, do të më pëlqente”, – u shpjegoi Cana francezëve.

lorik cana marseille
lorik cana marseille

Por cili është ky klub? Cana ruan misterin dhe tregon se për momentin është ende në negociata. “Ka disa pista, vazhdojnë disa negociata për blerjen e këtij klubi, ndaj  nuk mund të them ende asgjë konkrete.

Ai është një klub që nuk bën pjesë në 5 kampionatet e mëdha europiane, por do të jetë një vend i shkëlqyer për të marrë eksperiencë. Dua të shoh nëse më pëlqen kjo jetë, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të arrij të shkoj në një klub më të madh më vonë.

Unë jam më i orientuar nga drejtimi sportiv, ose më saktësish drejtimi në përgjithësi, nuk më ka tërhequr kurrë të jem trajner. Por më intereson shumë të menaxhoj”, – shpjegoi ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN