MENU
klinika

Premier League, java 9

Chelsea shmang humbjen, sherr i Mourinhos

20.10.2018 - 15:57

Një tjetër ndeshje spektakolare është regjistruar Premier League, sidomos minutat e fundit të supersfidës së javës së 9-të në “Stamford Bridge” kanë qenë tepër emocionuese. Chelsea ka barazuar në sekondat e fundit shtesë ndaj Manchester United duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin 2-2.

Ishte goli i Rudiger ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 21’ për Chelsea. Pas një krosi të përsosur nga goditja e këndit nga Willian, mbrojtësi gjerman i shpëton markimit të Pogba dhe dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje potente me kokë.

Pas pushimit ishte një United ndryshe. Djajtë dalin të karikuar dhe gjejnë golin e barazimit me Anthony Martial i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë. Chelsea nuk kërkon të pajtohet me këtë rezultat dhe del përpara, duke lejuar shumë hapësira në prapavijë.

Dhe në një nga kundërsulmet e United, Martial ndëshkon për të dytën herë Blutë në minutën e 73’. Sulmuesi francez ka shënuar një gol magjik duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij.

Chelsea mundohet të reagojë dhe në sekondat e fundit të ndeshjes ka barazuar gjithçka me golin e Ross Barkley. Një barazim i rëndë për United, por i drejtë.

Pas golit të Bluve, një prej teknikëve të stafit të Chelsea-t, ka shkuar përpara pankinës ku qëndronte Mourinho duke provokuar me gjeste të ndryshme stafin e United, diçka që ka nxehur së tepërmi trajneri portugez që është ngritur duke sulmuar punonjësin e Chelsea-t.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN