MENU
klinika

Rokada e trajnerëve

Conte prish kontratën me Chelsea për Real?

26.10.2018 - 13:21

Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i “El Clasico”-s, që luhet të dielën, fati I trajnerit Julen Lopetegui është vendosur. Të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle. Raportohet se Antonio Conte është pajtuar për ta shkëputur kontratën e tij me Chelsea, për ta marrë “timonin” e Real Madridit.

Antonio Conte u shkarkua nga Chelsea në korrik të këtij viti, por ai mbetet ende i lidhur me Chelsea, pasi që atij duhet t’i paguhen 10.8 milionë euro për t’u liruar nga kontrata.

Megjithatë, Sport Mediaset shkruan se 49-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Blutë në gjykatë në Londër, të premten në mëngjes. Media shkruan se ish trajneri i Juventus dhe Italisë ka arritur një “marrëveshje gojore” me Madridin për ta zëvendësuar Julen Lopetegiu, i cili mund të shkarkohet nëse Los Blancos humbin El Clasico-n kundër Barcelonës të dielën.

julen Lopetegui dhe Florentino Perez
julen Lopetegui dhe Florentino Perez

Conte duket se “ka fituar besimin edhe të futbollistëve së Real Madridit”, ku kapteni Sergio Ramos dhe ish-portieri i Chelsea e duan atë për trajner. Tani pritet se cfarë do të ndodhë pas të dielës, ku një humbje me siguri do të sjellë rokadë te stoli i Realit.