MENU
klinika

Optimizimi i Ivica Daçiçit

Daçiç: Ushtria e Kosovës nuk është punë e kryer

21.10.2018 - 09:46

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndryshuar politikën ndaj dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk pritet të tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Kryetari i Partisë Socialiste, tha në televizion “Prva” se nuk është gjithçka bardh e zi.

Sipas tij, më e rëndësishmja është se Serbisë po i hapen dyert për dialog.

Ata [Shtetet e Bashkuara të Amerikës] nuk do të ndryshojnë politikën në aspektin e njohjes së Kosovës, por nuk është gjithçka bardh e zi. Nuk pres që do të përfundojë gjithçka në këtë mënyrë, kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është se po hapen dyert për dialog, sepse para disa muajsh, Shtetet e Bashkuara kishin një qëndrim se nuk kishte për çka të flitej”, tha Daçiç.

Gjithashtu ai komentoi letrën e ish-ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përmes së cilës kërkon tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

Amerika mund të shkruajë sa të dojë, por nuk ka ndryshim të Rezolutës 1244 derisa të mos pajtohet për këtë Këshilli i Sigurimit. Meqenëse nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Kujtojmë se të enjten, deputetet e Kosovës me shumicë të votave kanë miratuar projektligjet që lidhen me transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat