MENU
klinika

‘’Subkoshienca Urbane’’

Dritan Nasi çel ekspozitën e tij mbi zhvillimet urbane

10.10.2018 - 10:45

Është çelur në galerinë IICAS ekspozita e piktorit Dritan Nasi me “Subkoshienca Urbane”. Abstraksionizmi është një rrymë që po referohet gjithmonë e më shumë në ambientet shqiptare dhe në shijet e idetë e piktorëve.

Piktori sjell mënyrën e tij të të bërit art dhe kjo sipas një zhvillimi urban të shhpejtë dhe me dinamika të ndryshme për jetën.

Një nga këto shije lë dhe abstraksionizmi i cili e sjell piktori Dritan Nasi. Piktori ka një këndvështrim të caktuar për jetën urbane, lëvizjet dhe sjelljet shoqërore në epokën postindustriale që sillet në kënde të ndryshme me atë të zhvillimit urban.

Nuk është e njëjtë sjellja psiko-sociale sipas tij. Pikërisht këtë ndërthurje të veprimeve dhe sjelljeve njerëzore me zhvillimin urban do të përçojë në mesazh piktori Dritan Nasi. Një gjë tjetër që ai vë heeksin është forma, ajo ndihmon për të kuptuar zhvillimet.

Kjo ekspozzitë e veçantë për t’u parë do të qëndrojë për tre javë e hapur për publikun e gjerë.