MENU
klinika

Video mbi alpet austriake

E rrallë, xhonglime në 3 mijë metra lartësi

05.10.2018 - 14:10

Vetëm ta shikosh dhe të kap ankthi, jo më ta provosh të bësh dicka të tillë. Xhonglerët Kieran Brown dhe John Farnworth kanë kaluar limitet e futbollit, duke bërë stilet e tyre teksa mbaheshin nga një balonë e madhe.

Dyshja ka mahnitur mbi alpet austriake 3,000 metra mbi nivelin e detit, teksa kanë treguar me lehtësi aftësitë e tyre me topin. Gjithsesi, eksperienca e tyre në ajër nuk ishte edhe aq e lehtë.

Gjatë një momenti, Brown thotë: “Kjo është shumë e frikshme.” Përpara se Farnworth të komentojë: “Kjo është një nga gjërat më të frikshme që kam bërë.” Vërtet unikale, me një adrenalinë ndryshe…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN