Është çelur ekspozita e mjeshtrit skulptor Idriz Balani me 65 skulptura që përfaqësojnë figurat tona kombëtare. Në të prezantohen shtatore edhe buste të realizuara gjatë një jete, si për profesorët e tij të skulpturës, Hektor Hule, Muntaz Dhrami, deri tek Hasan Prishtina, Isa Boletini apo Ibrahim Rugova.
Skulptori Idriz Balani është shumë i interesuar dhe i apasionuar ndaj figurave kombëtare, ka një një ndjeshmëri ndaj origjinës së tij çame. Kërkesat e tij ndaj realizmit, që temat me karakter kombëtar edhe historik të zënë vend kryesor në punën e tij. Ai mendon se realizmi duhet të bashkëjetojë në një rrugë më të mesme me artin modern, realizmi sipas tij është shumë i rëndësishëm në art dhe nuk vdes kurrë.
Ai gjithashtu ka një ndjeshmëri përkundrejt politikave shtëtërore në Shqipëri. Sipas tij parqet në Shqipëri janë bosh dhe duhet të ketë një vëmendje më të madhe nga politikat shtetërrore në lidhje me artin. E ndjen veten më të realizuar në Kosovë ku puna tij ka zënë vend. Në Shqipëri parqet duhen të kenë dhe sfondin historik që jepen shumë mirë me sklupturën.
Skulptori Idriz Balani tregon se një pjesë janë prezantuar për publikun më parë. “Nuk janë punë që të gjitha prezantohen për herë të parë. Përshembull puna me Skënderbeun e mora në Lezha dhe do ta kthej sërish, sepse është pjesë e konkursit”, vijon të tregojë skulptori Balani për mediat.
Që nga mbarimi i shkollës e deri më sot skulptori Idriz Balani ka realizuar vepra artistike të ndryshme përmendim këtu Busti i Heroit të Popullit “Kozma Nushi”, i cili ka qenë i vendosur në lulishten para Fabrikës së Gomës në Shkozet Durrës.
Busti i Dëshmorit “Telat Noga”, busti i rilindasit të shquar “Naim Frashëri” i vendosur në oborrin e shkollës së mesme të përgjithshme me të njëjtin emër po në Durrës. Triptikun në Basoreliev vendosur në fasadën e shkollës së mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo”
Me bashkautor Dhimitër Harallambi ka realizuar Lapidarin Monumental kushtuar Partizanëve të zonës së Kavajës vendosur në fshatin Çetë të Kavajës.
Ka gdhendur disa portrete në mermer e gur të cilët janë në galerinë e qytetit si dhe të tjera ndër vite. Skulptori Idriz Balani, ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura (Instituti i Larte i Arteve Figurative).
Në kushtet historiko- kulturore që po kalon Shqipëria, në tranzicionin nga sistemi komunist në atë demokratik, shpallja e Pavarësisë së shtetit të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar, bëri të mundur që ky skulptor të thellohet në tematikën historike.
Pjesë e krijimtarisë së tij janë heronjtë dhe dëshmorët e kombit shqiptar në shekuj. Ka vepra të vendosura në Durrës, Fier e Sarandë Prishtinë, Pejë, Deçan, Mitrovicë, Prekaz. Ka marrë pjesë në ekspozita, në kuadër të Akademisë Europiane të Artit në Paris, e Belgjikë, Zvicër Francë, Itali, Greqi e Rumani.