MENU
klinika

Historia e trishtë

Fitoi Kupën e Botës, por s’flet me babain…

17.10.2018 - 18:33

Një histori e trishtë vjen nga Franca. Mund të jesh kampion bote, mund të bësh një jetë luksi, por mund të kesh brenga. Lucas Hernandez ishte një prej 23 emrave që kthyen këtë verë Francën në majën e futbollit botëror, një arritje e madhe që do të bënte krenar çdo prind të këtyre futbollistëve.

Por me sa duket, nuk është kështu për mbrojtësin e Atletico Madrid, i cili ka treguar vlerat e tij edhe me klubin spanjoll duke fituar Ligën e Europës para verës. Në një intervistë për “Le Parisien”, ai ka treguar se nuk komunikon me babain e tij prej shumë kohësh, pasi ka braktisur familjen e tij që kur ishte fëmijë.

“Nuk kam asnjë lajm prej tij prej 13 vitesh, nuk ndodhi as pasi fitova Botërorin. Tani që jam baba edhe unë, jam edhe më i ndërgjegjshëm për dëmin që ka bërë, ka dështuar si prind”, – tregoi 22-vjeçari.

franca fiton
franca fiton

“Nëse do ta takoja një ditë, do të flisja padyshim me të. Por nuk e imagjinoj dot veten duke braktisur fëmijën tim. Nuk do ta bëja për asnjë arsye në botë. Nëse do të më duhej të flija poshtë një ure për lumturinë e fëmijës tim, do ta bëja pa asnjë dyshim”, – tregoi mbrojtësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN