MENU
klinika

Ish-portieri i Kombëtares

Foto Strakosha analizon të birin, ka edhe kritika

01.10.2018 - 13:30

Ish-portieri legjendar i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, komentoi paraqitjen e Thomasit në derbin e Romës, por foli në një intervistë për “Supersport” edhe për futbollin shqiptar në tërësi.

Foto nuk kishte mundësi ta ndiqte derbin e Romës nga shkallët e stadiumit “Olimpico”, megjithatë i mbërthyer para ekranit ai nuk ka humbur asnjë minutë të asaj sfide.

“Stresi nuk ndryshon, po i njëjti mbetet, si në rastet kur derbin e ndjek nga stadiumi, ashtu edhe nga televizori. Megjithatë, është më e vështirë në televizor, sepse nuk e ke opinionin e saktë për atë që ndodh në të gjithë gjerësinë e fushës. Ekrani tregon më tepër kur momenti i lojës shkon te porta”, – ka thënë Strakosha.

strakosha thomas
strakosha thomas

Golat e pësuar ndaj Romës?

Nëse duam që të korrigjohet apo të bëhet më i mirë, vërtetë duhet komplimentuar për pritjet, por në radhë të parë duke parë nga gabimet duhet të rritet. Kjo është në edukatën e punës së Tomit”.

Çfarë mund të bëhej më tepër në golin e Kolarov?

Pozicioni ku ishte vendosur. Pa u nisur Kolarov, dy tre lojtarë të Romës ishin përpara murit mbrojtës dhe dy-tre të tjerë shkuan për t’i markuar. Në atë moment është detyruar të shohë topin, por edhe kur kundërshtari të vendoset aty, portieri është i detyruar të qëndrojë te pozicioni i tij.

Duhej të ishte pozicionuar më tepër nga e majta e tij. Edhe pse kundërshtarë përpara, portieri duhet të mbajë pozicionin e vet. Diskutuam për ndeshjen një ditë pas derbit. Jam i bindur që ai e ndjen shqetësimin e familjes dhe të babait, por me bindje të plotë e them që, Tomasi e ka kuptuar vetë ku gaboi dhe nuk ishte e nevojshme ta ngacmoja.

strakosha perisic
strakosha perisic

Çmimi i tërhequr për Tomasin në mbrëmjen Ambasadorët e Sportit?

“Gëzimi dhe kënaqësia ishte e dyfishtë. Njeriu më i denjë për ta marrë shpërblimin ishte bashkëshortja ime dhe nëna e Tomit, sepse ishte edukata që ajo i ka mësuar gjatë këtyre viteve. Ishte një rastësi e bukur që Tomi nuk mund të paraqitej personalisht, sepse kishte ndeshje dhe çmimin e mori nëna e tij.

Ofertat për Thomasin, Tare tha se nëse Alison kushtoi 80 milionë euro, Strakosha kushton 81 milionë?

Çmimin e di Lazio. Ai është pjesë e Lazios në këtë sezon dhe për tre vjet të tjera në vazhdim. Nga ana profesionale dhe emocionale, Tomi është i lumtur që është pjesë e atij klubi. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim, që të kalonte diku tjetër. Kush është interesuar? Nuk mund ta themi dot. Nga momenti që nuk është zyrtare, nuk mund të flasim me emra.

THomas Strakosha peson gol nga Napoli
THomas Strakosha peson gol nga Napoli

Talentët shqiptarë në Greqi dhe vendet e tjera?

Nga ekipet zinxhir deri tek të rinjtë shikon futbollistë premtues dhe beson se në të ardhmen do të kenë nivel të lartë. Vështirësia qëndron te hapi nga të rinjtë drejt ekipit të parë. Më shqetësues është fakti që nuk ka më prurje nga Itali, që aty ka më tepër mundësi. Nga aty mund të vijnë më tepër lojtarë cilësorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla e të atit për Strakoshën

Penalltitë, sekreti i Fotos për të birin