MENU
klinika

"Colours of Albania"

Fotografia triumfuese midis 35 mijë të tjerave

07.10.2018 - 16:09

U mbajt në Shkodër, në kalanë e Rozafës, ceremonia e shpërndarjes së çmimeve të konkursit “Colours of Albania”.

Në konkurs u shpallën 5 fotografitë më të bukura, të këtij edicioni të 4-të, ku vendin e parë e zuri fotografia e Erisa Shabës, fusha me livando në Koplik të Malësisë së Madhe.

colours-of-albania-konica.al
colours-of-albania-konica.al

Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhe ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi, për të cilët ky aktivitet ishte i një rëndësie të veçantë.

Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Bushati tha:

colours-of-albania-konica.al
colours-of-albania-konica.al

“Komponenti kulturor është i rëndësishëm për rilidhjen e Shqipërisë me kontinentin evropian.”

Ndërkohë nga ana tjetër ministri Klosi u shpreh se:

“Nëpërmjet fotove, ajo duket e mrekullueshme, por duke takuar njerëzit, Shqipëria është e magjishme.”

colours-of-albania-konica.al
colours-of-albania-konica.al

Trashëgimia kulturore është ura lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes, por edhe pikë-takimi i Shqipërisë me Evropën.

I pranishëm në këtë ceremoni, ambasadori i BE Luigi Soreca, tha në daljen e tij të parë publike:

“Colors of Albania ka patur një sukses prej hapave të parë dhe unmioni Evropian e ka mbështetur. Kultura dhe trashëgimia janë dy pika kyçe.

colours-of-albania-konica.al
colours-of-albania-konica.al

Tema e këtij e përzgjedhur nga BE “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane”, është e rëndësishme, pasi ato janë urat lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Kultura, diversiteti, që janë baza e BE, por gjithashtu edhe e këtij vendi të mrekullueshëm. Unioni evropian do të vijojë të mbështesë të tilla programe, pasi turizmi dhe kultura janë qendra e të ardhmes së këtij vendi”.

Nga 35 mijë imazhe, u përzgjodhen 100 të tilla për finalen, për t’u shpallur në fund 5 fitues. 2 prej tyre ishin turistë nga Italia dhe Polonia.