MENU
klinika

Liga e Kombeve

Franca përmbys Gjermaninë, ikën Löw?

16.10.2018 - 22:44

Pikërisht kur u mendua se Gjermania po rehabilitohej dhe pritej kthesa e madhe, Franca edhe njëherë tjetër ka treguar se jo më kot është kampione e botës në fuqi, duke përmbysur gjithcka dhe fituar 2-1 në shtëpi ndaj fqinjëve të saj.

Një humbje që në kushte të tjera nuk do të digjte shumë, por sot për Joachim Löw ndoshta ishte shansi i fundit, ndonëse pritet fjala e tij për dorëheqje apo e fedratës gjermane për një shkarkim të mundshëm, pasi shifrat janë kokëfortë më shumë se kurrë më parë.

Gjermania kaloi e para në avantazh, kur Kroos shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, edhe pse Lloris kuptoi krahun. Sane përfitoi 11-metërshin në përpjekje për të krosuar në zonë, por topi u prek me dorë nga mbrojtja franceze.

Në pjesën e dytë rezultati u përmbys nga Griezmann, duke nxjerrë në krye Francën në grup me 7 pikë dhe duke fundosur Gjermaninë, me një 1 pikë në grup, në një situatë dramatike.

Në minutën e 62’ erdhi goli i barazimit nga Antoine Griezmann i cili lëshon një goditje të pandalshme me kokë nga brenda zonës. Ndeshja në pjesën e dytë është më e barabartë teksa të dyja skuadra kanë mundësitë e tyre për të shënuar. Por janë vendasit ata që arrijnë të shënojnë përsëri.

Ishte një faull i dyshimtë brenda zonës i shkaktuar nga Hummels ndaj Matuidi, por kjo nuk do t’i interesojë shumë Francës, me Griezmann që nuk fal nga pika e bardhë. Në minutat e mbetura Franca arriti të menaxhojë mirë rezultatin, duke marrë një fitore të rëndësishme.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndërkohë Uellsi është rikthyer te fitorja duke mposhtur Irlandën me rezultatin 1-0 falë golit të Wilson. Skuadra e Giggs është ngjitur në vend të parë me një ndeshje më shumë se Danimarka, ndërsa Irlanda mbetet në fund të grupit 4 të League B.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ukraina ka marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje teksa ka mposhtur Republikën Çeke me rezultatin 1-0. Të besuarit e Shevchenkos kryesojnë grupin 1 të League B.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në grupin 3 të League C, Norvegjia ngjitet në krye pasi mposhti Bullgarinë 1-0,ndërsa Qipro dhe Sllovenia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1. Ky është një nga grupet më të fortë të Ligës së Kombeve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Gjibraltari ka fituar 2-1 me Lichtenstein në grupin 4 të League D. Ndërsa Letonia është mposhtur brenda nga Gjeorgjia me rezultatin 3-0, me gjeorgjianët që kanë katër fitore në po aq ndeshje në grupin 1 të League D.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN