Pse elitat evropiane shqetësohen për foshnjat afrikane?
Emmanuel Macron, presidenti i ri dhe ambicioz i francezëve, pëlqen të flasë për foshnjat afrikane. Në verën e vitit 2017, ai u ankua për faktin që secila grua në vendet afrikane ka shtatë ose tetë fëmijë.
Nga shumë u konsiderua racizëm, ndërsa shumë të tjerë e quajtën presidentin shumë realist në lidhje me problemet e zhvillimit dhe ato ekonomike në vendet e Afrikës. Macron padyshim që ndihej rehat me atë që tha, sepse edhe vetë Bill Gates ka folur shumë për kontrollin dhe zhvillimin e popullsisë në Afrikë.
Këtë herë pati një përgjigje specifike nga një profesoreshë e Universitetit Katolik Amerikan, Catherine Pakaluk, që postoi një foto të gjashtë fëmijëve të saj në Twitter me hashtagun #postcardsforMacron pra #kartolinëpërMakronin, dhe brenda pak kohe edhe femra të tjera bënë të njëjtën gjë.
Përshkrimi që bëri presidenti francez atëherë, në thelb është i saktë.
Është një “ligj” i historisë moderne perëndimore dhe aziatike në Lindjen e Mesme që ne do ta quajmë “Ligji i Macron” më poshtë që tregon se sa më shumë rritet niveli i pasurisë dhe mundësitë për edukim, aq më shumë bie numri i lindjeve. Përjashtimet janë të rralla.
Kjo rënie ka ndodhur për disa arsye.
Pra, pse europianët po e diskutojnë kaq shumë këtë çështje? Për tri arsye.
E para për arsye se numri i lindjeve afrikane nuk është pakësuar aq shpejt sa ekspertët perëndimorë dikur prisnin, sepse demografia evropiane po ndjek Ligjin e Macronit lidhur me këtë çëshjte dhe për shkak se udhëheqësit evropianë nuk janë aq optimist për asimilimin e emigrantëve.
Në vitin 2004, Kombet e Bashkuara parashikuan se popullsia e Afrikës do të shkonte rreth dy miliardë. Sot ajo parashikohet që do të arrijë në 4.5 miliardë. Pra siç duket, në fund të shekullit, dy nga pesë qenie njerëzore mund të jenë afrikanë.
Ky trend ka shtuar ankthin në Evropë, sepse mendohet se popullsia e Evropës ka gjasa të bjerë me rreth njëqind milion. Në fund të viteve 1990 Evropa dhe Afrika kishin të njëjtën popullsi; njëqind vjet më vonë mund të ketë shtatë afrikanë për çdo evropian.
Pra, Macron nuk ka gjasa të jetë i vetëm me këtë “fiksim” të tijin. “Afrofobia” ka gjasa të bëhet një obsesion i Evropës, si dhe partive të saj nacionaliste.
Pra, përfundimi është i qartë: Duhet gjetur një mënyrë për t’i bindur gratë afrikane që të mos lindin kaq shumë fëmijë.
Megjithatë, fushatat e kaluara të kontrollit të popullsisë shpesh kanë qenë joefektive, prandaj është e mundur që Macron dhe të tjerët të dështojnë në përpjekjet e tyre. Dhe rritja e shpejtë ekonomike afrikane, gjithashtu mund të përshpejtojë migrimin, sepse njerëzit e varfër që papritur pasurohen, fitojnë gjithashtu mjetet dhe mundësitë për të lëvizur diku, në ndonjë vend më të pasur.
Kjo është arsyeja pse duhet këmbëngulur për një prirje kundërbalancuese, në të cilën vetë evropianët të fillojnë të kenë më shumë fëmijë. Kjo nuk do të parandalonte migrimin, por do të bënte më të lehtë asimilimin e emigrantëve, ekonomitë evropiane do të ishin më të mira, polarizimi etnik nuk do të ishte kaq dramatik, etj.
Natyrisht që përpjekjet e qeverisë për të rritur lindjen e lindjeve në Europë, përfshirë Francën, nuk kanë qenë aq të suksesshme sa përpjekjet nga Perëndimi për të ulur nivelet e lindjeve në vende të tjera të botës.
Por e gjitha kjo është pjesë e të ardhmes që evropianët vërtetë meritojnë të kontrollojnë.
Ross Douthat ka qenë një kolumnist i Opinionit për The Times që nga viti 2009. Ai është autor i disa librave, së fundmi, “Për të ndryshuar Kishën: Papa Françeskut dhe e Ardhmja e Katolicizmit”.