MENU
klinika

Diplomacia me Greqinë

Idrizi: Bushati u mërzit për Kotziasin dhe marrëveshjen

20.10.2018 - 21:04

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se dorëheqja e Nikos Kotzias si Ministër i Jashtëm i Greqisë, negociatori kryesor në bisedimet me Shqipërinë, nuk sjell asgjë në diplomacionë greke.

“Ajo që ndodhi që ka ik Kotzias, është se na u mërzit Bushati. Vetëm kjo ka ndodhur se Bushati e kishte partner shumë të mirë kur pinte uzo dhe kur kërcente zorbën, linte çështjen çame dhe gjithë sinjalet për marrëveshjen e ujërave tregojnë se nuk është në favor të Shqipërisë.”

Idrizi thotë se shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje do të dëmtonte ekonominë shqiptare.

Shpetim-idrizi konica.al
Shpetim-idrizi konica.al

“Largimi në 12 milje ka një efekt shumë të madh sepse e ka thënë vetë Kotzias që vendosja e kësaj distance e zhvendos Shqipërinë nga zonat ekskluzive ekonomike, ku dihet shumë mirë që aty ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi.

Pas kërkesës drejtuar Presidentit Meta për të mbledhur Këshillin e Sigurisë për skandalin e financimit të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri nga shteti grek, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim kërkon edhe nga Prokuroria e Përgjithshme të vihet në lëvizje.”

Sipas Idrizit, organi i akuzës e ka për detyrë të gjurmojë se ku kanë shkuar ato para, 1 milion euro të dhëna vetëm gjatë muajit tetor.

“Ky është një skandal shumë i madh. Greqia zyrtare prej shumë vitesh ka blerë një pjesë të mediave, opinionistëve, biznesit, OJQ-ve.

Ka dalë që vetëm gjatë muajit tetor janë dhënë 1 milion euro dhe mos më thuaj se është pjesë e relativizimit që 1 milion euro i paska marrë një portal që nuk ja di njeri emrin në Shqipëri.

shpetim idrizi-konica.al
shpetim idrizi-konica.al

Është shumë më e gjerë. Fakti që prokuroria ka hapur hetim pikërisht për nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe fakti që Tsipras dje nuk e përgenjështroi lajmin por tha ne jemi munduar që ta disiplinojmë fondin sekret të Ministrisë së Jashme, fondin sekret të Ministrisë së Brendshme dhe fondin sekret të Shërbimeve Sekrete.

Thotë, ne nuk i keqpërdorëm këto fonde pa një firmë jo siç ndodhte përpara që i shpërndanin majtas dhe djathtas me qese të zeza.

Pra tani i kanë disiplinuar, ndërsa deri dje kanë ardhur në Shqipëri apo vende të tjera ku kanë dashur të bëjnë këtë lobim, nëpërmjet qeseve. Ajo që na shqetëson është fakti se prokuroria greke ka hapur hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror, jemi përballë një fakti.

Tsipras e pranon që ka fonde të tilla por nuk jepen me qese të zeza.Gjithë kjo duhet të investojë Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare të hetojë se kush i ka marrë këto fonde, kush ka qenë qëllimi i përdorimit të këtyre fondeve sepse bëhet fjalë për integritet dhe sovranitet kombëtar.

Ne i jemi drejtuar Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të vendosë në lëvizje të gjithë organet ligjzbatuese shqiptare sepse jemi përpara një skandali shumë të rëndë që prek sigurinë kombëtare të Shqipërisë.”