MENU
klinika

Liga e Kombeve

Izraeli mposht Skocinë, baraz grupi ynë

11.10.2018 - 22:56

Izraeli ka mposhtur Skocinë me rezultatin 2-1 dhe në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria, gjithcka është e barabartë me pikë, nga 3 secili, pavarësisht se kuqezinjtë të fundit për shkak të golaverazhit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mulgrew, por goli i Peretz barazoi rezultatin përpara se Souttar i Skocisë të dilte me karton të kuq. Në minutën e 75’ Izraeli merr një tjetër ndihmë nga skocezët me autogolin e Tierney.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Një brez i artë po lind te Portugalia. Skuadra pa Cristiano Ronaldo-n duket e freskët dhe plot gjallëri, teksa ka mposhtur Poloninë me rezultatin 3-2. Ishin polakët ata që kaluan të parët në avantazh me talentin Piatek, përpara se Andre Silva dhe autogoli i Kamil Glik të përmbyste gjithçka që në pjesën e parë.

Pas pushimit ishte Bernardo Silva ai që shënoi golin që do t’ui jepte fitoren portugezëve. Ishte Blaszczykowski ai që ngushtoi diferencën duke u dhënë shpresë vendasve, por Portugalia arriti të mbronte mirë rezultatin deri në fund të takimit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndërkohë, në Grupin 4, Serbia ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0, duke marrë kryesimin e grupit. Ndërsa edhe Rumania arriti të marrë fitoren e pare, duke u ngjitur në vend të dytë, teksa mposhti Lituaninë me rezultatin 1-2.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN