MENU
klinika

Oferta e lartë e euros

Ja pse bankat po konvertojnë kapitalin në lekë

29.10.2018 - 16:18

Një nga arsyet që kanë sjellë ofertë të lartë të euros në treg, gjatë këtij viti, ka qenë konvertimi i kapitalit aksioner të bankave. ABI Bank dhe NBG Bank e kanë konvertuar kapitalin e tyre aksioner në monedhën vendase më herët gjatë këtij viti, ndërsa besohet se të njëjtëin hap së fundmi e ka ndërmarrë edhe Tirana Bank.

Vendimi për të kthyer kapitalin aksioner në lekë mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, kostot e mbajtjes së eurove janë të larta, në epokën kur Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Shqipërisë po aplikojnë interesa negative për vendosjet në këtë monedhë. Gjithashtu, zhvlerësimi i ndjeshëm i euros në vitet e fundit po i shtyn bankat të shmangin rrezikun e kursit, sidomos në këndvështrimin e përllogaritjes së treguesve rregullatorë.

Zhvlerësimi i euros mund të sjellë ulje të vlerës së kapitalit aksioner për banka të veçanta, sepse treguesi më i rëndësishëm rregullator, ai i mjaftueshmërisë së kapitalit, llogaritet në lekë. Megjithatë, ky efekt ekuilibrohet pjesërisht nga fakti që edhe një pjesë e mirë e aktiveve janë në euro, ndaj dobësimi i deritanishëm nuk ka dhënë ende ndonjë pasojë shqetësuese në kapitalizimin e bankave.

Sidoqoftë, për të shmangur probleme në të ardhmen, duke parë tendencën e kursit të këmbimit, disa banka kanë preferuar që kapitalin aksioner ta konvertojnë në lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezultatet e 8-mujorit

Bankat, 105 milionë euro fitime